30 mln euro kredi për energjinë – Investime në rrjetin e shpërndarjes

Shqipëria

30 mln euro kredi për energjinë – Investime në rrjetin e shpërndarjes

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:07
Foto

Qeveria shqiptare parashikon të marrë 30 milion euro kredi për investimet në sektorin elektroenergejtik në vend.  Tashmë Këshilli I Ministrave ka depozituar në Kuvend për ratifikim  marrëveshjen e bashkëpunimit financiar për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike”, të nënshkruar me qeverinë gjermane në vitin 2016, e cila parashikon marrjen e një huaje të butë nga KFW, me vlerën e mësipërmes si dhe një shumë financimi prej 2 milion euro për masat e nevojshme shoqëruese për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit.

Kredia parashikohet të shkojë për mbështetjen e sektorit elektroenergjetik, duke synuar përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, reduktimin e humbjeve të energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes, si dhe rritjen e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike për klientët në Shqipëri. Sipas relacionit, që shoqëron proejktiligjin në Kuvend, ky projektligj nuk është planifikuar në programin e përgjithshëm analitik të projektakteve për vitin 2019 të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por nisur nga rëndësia që paraqet ky financim për sektorin elektroenergjetik, qeveria e konsideron si të domosdoshëm ratifikimin sa më shpejt të tij.

Kjo mund të lidhet edhe me faktin se një pjesë e kësaj huaje parashikohet të shkojë për rinovimin e godinave të qytetit student sipas parimit të eficencës së energjisë, si një nga kërkesat kryesore të studentëve gjatë protestave të zhvilluara në muajin dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat