PD tregon datën e protestës së ardhshme para Kryeministrisë

Shqipëria

PD tregon datën e protestës së ardhshme para Kryeministrisë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:12
Protesta

Në mungesë të seancës plenare, opozita anuloi protestën e paralajmëruar për të enjten para Parlamentit.

24 orë para tubimit, Partia Demokratike njoftoi strukturat se protesta nuk do të mbahej, ndërsa e radhës do të zhvillohet në varësi të seancës planare. Protestat e opozitës zhvendosën dy herë mbledhjen e Parlamentit.

Një javë më parë, kryetari i Kuvendit u detyrua të anulojë sencën plenare, i shqetësuar për situatën e krijuar, në një kohë që opozita kishte lajmëruar rrethimin e Parlamentit dhe djegien e mandateve në bllok.

Opozitarët nuk bënë asnjë hap pas, u mblodhën para Parlamentit edhe pse nuk kishte deputetë, ndërsa protesta rezultoi e qetë, pas një presioni shumë të fortë ndërkombëtar për shmangien e dhunës.

Seanca e shtyrë e 21 shkurtit u zëvendësua në mënyrë të papritur këtë të martë, por opozitarët u mobilizuan shpejt. Një protestë jashtë radhe u thirr ku nuk munguan tensioni dhe përplasjet. Nga protestuesit pati tentativë për t’u futur në oborrin e sallës plenare, ku deputetët e mazhorancës ishin mbledhur në seancë, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Opozita është në pritje të seancës së radhës për të rrethuar sërish godinën e Parlamentit, ndërsa për protestën kombëtare të 16 marsit para Kryeministrisë plani nuk ndryshon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat