Punonjësve të ARRSH-së iu njoftohet shkarkimi në minutën e fundit

Shqipëria

Punonjësve të ARRSH-së iu njoftohet shkarkimi në minutën e fundit

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:20
Afrim Qëndro

Pas sharkimit të drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro, pranë këtij institucioni ka nisur një valë e re shkarkimesh nga detyra.

Shkarkimet kanë nisur pikërisht nga Qëndro, i cili aktualisht mbante postin e drejtorit të Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve.

Nga posti janë shkarkuar edhe shefja e shpronësimeve, drejtoresha e hartimit të projekteve, drejtori i shërbimeve, drejtori i projekteve, përgjegjësi i burimeve njerëzore dhe përgjesgjësi i sigurimit të cilësisë.

Punonjësit kanë shkuar si zakonisht në punë dhe nuk ishin njoftuar më herët lidhur me shkarkimin  nga detyra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat