Nis takimi Basha-Kryemadhi me delegacionin e PE-së

Shqipëria

Nis takimi Basha-Kryemadhi me delegacionin e PE-së

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:23
Lulzim Basha

Delegacioni prej 7 deputetësh nga Parlamenti Evropian, kanë nisur një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

 Kreu i delegacionit dhe Eurodeputeti i Partisë Popullore, Tune Kelam i ka kërkuar qeverisë dhe opozitës që të zgjidhin këtë situatë me anë të dialogut konstruktiv.

 “Ne dënojmë me forcë retorikën politike që nxit dhunën dhe i kërkojmë opozitës që të riangazhohet me jetën parlamentare. Qeveria dhe opozita duhet ta kapërcejnë këtë situatë nëpërmjet dialogut konstruktiv.”

Në Shqipëri ata parashikohet të takojnë Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Pas Shqipërisë, 7 eurodeputetët do të udhëtojë drejt Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat