Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri ishte i ftuari i ditës së sotme në studion e SYRI.net.
Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Strazimiri tregoi se Edi Rama kishte përgatitur një skenar në lidhje me protestën.
Strazimiri tregoi se si një drejtues policie u thoshte punonjësve të policisë të tërhiqeshin, me qëllim që protestuesit të futesh në parlament dhe më pas të nisnin sulmin me gaz.
‘Ishte një punonjës policie, që ishte në rreshtin e dytë të policëve.
E kisha mu përballë dhe e njoh kudo që ta shikoj. Ai person, civil i tërhiqte policët drejt parlamentit, duke u thënë që të ecnin pas.
Dhe protestuesve u thoshte hajdeni, hajdeni dhe ja arriti që të tërhiqte protestuesit brenda në rrugën e parlamentit. Ky ishte edhe skenari i përgatitur nga policia dhe garda që më pas të suleshin mbi protestuesit.
Kjo u duhej dhe këtë skenar e bënë ata’, tha Gent Strazimiri në studion e SYRI.net.