Basha: Nuk do të ketë një 2017-t të dytë me Edi Ramën

Shqipëria

Basha: Nuk do të ketë një 2017-t të dytë me Edi Ramën

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 18:06
Lulzim Basha

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u pyet nga gazetarët nëse do të ketë një paketë ndërkombëtare si ajo e vitit 2017 për zgjidhjen e krizës politike, duke theksuar se atë marrëveshje, Rama e përdori për të vjedhur zgjedhjet.

Basha: Nuk do të ketë një 2017-t tjetër me Edi Ramën. Edi Rama e mori 2017-n, për të shmangur konfliktin civil dhe e ktheu në dosjen 339. Provon dhe është maja e ajsbergut se si Edi Rama dhe vartësit e tij shkatërruan procesin zgjedhor bashkë me krimin e organizuar që të kapnin tepsinë që sot është në duart e Edi Ramës. E vetmja zgjidhje është një qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe që t'i zgjidhë duart prokurorisë që të gjithë këta që janë kapur nga Vangjush Dako, tek Damian Gjiknuri, nga Safet Gjici tek Taulant Balla, që janë kapur duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur votat të shkojnë para drejtësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat