Një rast i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku një 50-vjeçar është hedhur në ujin e ftohtë të Drinit për tu larë por që ka rezultuar fatale për të.
50-vjeçari pësoi komplikacione në zemër për shkak të temperaturave të ulta dhe u mor nga rrjedha e lumit.
Kanë qënë banorët e zonës që kanë gjetur rrobat e 50-vjeçarit në breg të lumit së bashku me biçikletën e tij, ku më pas kanë njoftuar policinë.
Ai është nxjerrë pa shenja jetë nga uji dhe u raportua si i vdekur.
Pas disa minutash e ka marrë autoambulanca për ta dërguar në spital.
Falë ndërhyrjes së bluzave të bardha, mrekullia ka ndodhur për 50 vjeçarin është rikthyer në jetë. Ai ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve të spitalit rajonal të Shkodrës.