Krasniqi: Marrëveshje nga ndërkombëtarët - Bota Sot
Krasniqi: Marrëveshje nga ndërkombëtarët

Shqipëria

Krasniqi: Marrëveshje nga ndërkombëtarët

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 19:24
Afrim Krasniqi

Kur kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga dita e djegies së mandateve, palët ende nuk kanë nisur negociatat për t’i dhënë fund krizës. Analisti Afrim Krasniqi, mendon se duhet ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar, ndërsa nuk përjashton mundësinë edhe të një zgjidhje të imponuar nga SHBA-ja dhe BE-ja.

“Mund të jetë një marrëveshje politike afatgjatë, për 3-4 reforma dhe për të kaluar pastaj në një fazë tjetër, ku do kemi zgjedhje lokale dhe parlamentare. Mund të jetë fillimi i krizës dhe matja e pulsit të mbështetësve nëse opozita arrin të mobilizojë një numër të madh njerëzish për të ndryshuar ligjet në raport me politikën. Nëse nuk arrin te mobilizojë një numër të madh njerëzish, automatikisht bëhet më e dobët në bisedime. Rasti i Maqedonisë i vitit 2015, ku pati një marrëveshje të imponuar nga Brukseli, nga faktori ndërkombëtar”, sqaroi Krasniqi duke shtuar:

“Qe iu vendos palëve në tavolinë dhe palët u detyruan t’a firmosin. Kam përshtypje se Shqipëria do të shkojë drejt kësaj të fundit. Secili ka karrierën e vet në lojë. Vetëm një forcë madhore nga jashtë mund ta ndryshojë. Ndoshta aplikimi nga Shtetet e Bashkuara i ‘listës së zezë’ bashkë me BE-në dhe kjo mund të ndodh në kuadër të SPAKU-t”, përfundoi Krasnqi.

Është paralajmëruar se shtatë deputetë evropian do të vijnë në Shqipëri për të diskutuar me liderët politik dhe për tu njohur nga afër me kërkesat e opozitës dhe mazhorancës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...