Në 2018 kanë hyrë 5655 ton medikamente

Shqipëria

Në 2018 kanë hyrë 5655 ton medikamente

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 21:15
Foto

Prej vitesh, popullsia në vendin tonë ka ardhur në tkurrje. Mosha e tretë po kalon të rinjtë në numër dhe për rrjedhojë nevoja për ilaçe është rritur ndjeshëm. Vendet në zhvillim, përballen me rrezikun nga barnat e pasigurt, ato fals dhe ilaçet e keqrekomanduar apo të keqpërdorur. Këtu bën pjesë edhe Shqipëria. Deri në vitin 2014, vendi ynë i kishte kufizuar barnat nga Ballkani. Kriteri ndalues ishte që çdo ilaç që prodhohej në Ballkan, duhej të testohej mbi 3 vjet në Bashkimin Europian, dhe pastaj të hynte në Shqipëri.

Pikërisht këtë vit, në 31 korrik, nëpërmjet një ligji të votuar në parlament, Shqipëria ekspozohet përballë ilaçeve jo cilësore. Ndryshimet ligjore që pasuan edhe në 2015, i hapën dritën jeshile jeshile kompanive farmaceutike të Ballkanit për të tregtuar lirisht në Shqipëri. Aktualisht në vendin tonë qarkullojnë rreth 3626 emra tregtarë medikamentesh në farmaci.

Sipas të dhënave rezultojnë të kenë hyrë në Shqipëri, plot 5655 ton produkte farmaceutike. Edhe pse numri i popullsisë është në rënie, për medikamentet është e kundërta. Nga viti në vit, trendi i importit është rritës. Statistikat vijojnë me të tjera detaje. Për vitin 2018, shqiptarët kanë shpenzuar për tu kuruar me barna mbi 29.3 miliardë lekë në vitin 2018. Rreth 40% e kësaj shume rimbursohet nga Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, i cili e ka zgjeruar vazhdimisht listën e barnave të rimbursueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat