I vjedhin dhe më pas i djegin shtëpinë, nëna shqiptare e detyruar të flejë në oborr me të birin

Shqipëria

I vjedhin dhe më pas i djegin shtëpinë, nëna shqiptare e detyruar të flejë në oborr me të birin

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 00:39
Pronarja e shtëpisë

Persona ende të paidentifikuar kanë bastisur një shtëpi të vogël dhe të varfër në zonën e Kombinatit e më pas i kanë vënë zjarrin asaj, por fatmirësisht brenda nuk ndodhej as nëna dhe as fëmija i saj 9-vjecar.

Mbrëmjen e 25 shkurtit djali ka dalë për të pritur si çdo ditë nënën tek stacioni i autobusit dhe rreth orës 8 të dy së bashku janë kthyer në shtëpi ku nuk i kanë besuar syve, dera e shqyer mure të nxira nga bloza dhe  plaçkat e kthyera përmbys, gjithçka e ndodhur në harkun kohor të një ore.

Gruaja ka pyetur fqinjët, por askush nuk ka parë gjë, dhe mandej i është drejtuar komisariatit nr 6 që ndodhet rreth 100 metra largësi nga shtëpia e djegur.

Burime zyrtare nga policia e shtetit pohojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe më herët objekti është grabitur nga persona ende të paidentifikuar për të cilët po hetohet.

Por ndërsa organet e rendit hetojnë ngjarjen, nëna dhe djali i saj 9 vjecar i gdhijnë netët jashtë në bacen e shtëpisë në pritje të ndonjë mrekullie.

Ndërkohë djali nuk shkon më në shkollë pasi nuk ka as libra as çantë, as rroba për të veshur, pasi gjithçka i dogji zjarri.

E divorcuar nga burri i parë gruaja e çon e para jetën me një rrogë të vogël si pastruese me të cilën thotë se e ka të pamundur të rikonstruktojë shtëpizën e saj që nuk është tjetër veçse një dhomë dy me dy, një banjo e vogël dhe një korridor edhe më i vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat