“Bën moral qenefi e gënjen OSBE”, Vasili nxjerr letrën e Ramës: Ja çfarë shkruajti në anglisht

Shqipëria

“Bën moral qenefi e gënjen OSBE”, Vasili nxjerr letrën e Ramës: Ja çfarë shkruajti në anglisht

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:00
Petrit Vasili

Petrit Vasili, deputeti i LSI-se, qe tashme e ka dorezuar mandatin e tij, akuzon Ramen se ka hedhur balte pafund mbi opoziten ne letren e derguar ne anglisht per OSBE.

Sipas Vasilit, ndryshe nga sa deklaron se nuk shan kundershtaret ne gjuhe te huaj, ben pikerisht kete gje, teksa sipas tij, e akuzon opoziten per dhune ndaj institucioneve.

“Në 16 shkurt 2019, pas thirrjeve të nxitëse disa javore nga liderët e opozitës Lulzim Basha (PD) dhe Monika Kryemadhi (LSI) për një protestë të dhunshme në Tiranë për të rrëzuar qeverinë, rreth 10 mijë persona (sipas të dhënave të policisë) u mblodhën përpara zyrës së Kryeministrit”- ripublikon Vasili nje pjese te letres per OSBE, botuar me pare ne media.

Postimi i Vasilit

Edi Rama ben moral qenefi,pastaj genjen OSBE!!

Te flasesh per karakterin e Edi Rames eshte vertet nje humbje dhe shperdorim i madh kohe.

Megjithate fakti qe nje karakter mizerabel si ky, gjallon si nje kerpudhe myky ne karrigen e kryeministrit ta detyron ta besh kete.

Vetem 5 dite me pare ne gazeten Mesaggero Edi Rama deklaronte:

“Nuk flas kurrë për kundërshtarët e mi në një gjuhë të huaj”.

Po ky Edi Rama ne anglisht ne letren zyrtare qe i dergon OSBE ne Vjene genjen dhe hedh balte pa fund mbi opoziten.

Kete leter qe media e ka bere publike po jua ve serish ne dispozicion te nderuar miq te mij.

Ky karakter mizerabel dhe autori dhe pergjegjesi i dhunes se kriminale te 21 janarit akuzon opoziten sepse kerpudha qe kishte ne oborr ju prish.

Po ky karakter mizerabel i tregon OSBE se sa te mira ishin sipas tij zgjedhjet e 2017.

Ky eshte certifikuar nga prokuroria si bleres votash me krimin e organizuar eshte bere publik nga Zeri i Amerikes,por ja dhe vete OSBE cka thene ne raportin perfundimtar per zgjedhjet e ketij ne 2017:

“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”
“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës.”

Keto jane te vertetat,qe opozita po ndan me shqiptaret.

Kur Mitomania, idiotesia dhe ligesia behen bashke ka vetem nje emer dhe ky eshte Edi Rama.

Keto moralizmat qe kuterbojne ere qenef ky Rama le tu marre ere vete.

Opozita te vertetat do tua thote pa u lodhur te gjithe shqiptareve dhe atyre nderkombetareve qe e duan vertet Shqiperine.

Lexojeni vete letren e ketij mitomani,qe ky bashke me bedelin e tij debil ne ministrine e jashtme i cojne OSBE:

“Në 16 shkurt 2019, pas thirrjeve të nxitëse disa javore nga liderët e opozitës Lulzim Basha (PD) dhe Monika Kryemadhi (LSI) për një protestë të dhunshme në Tiranë për të rrëzuar qeverinë, rreth 10 mijë persona (sipas të dhënave të policisë) u mblodhën përpara zyrës së Kryeministrit. Ndryshe nga rastet e kaluara opozita në mënyrë vullnetare nuk u angazhua që të udhëhiqte demonstruesit, duke insistuar se ‘këtë herë ishte në dorë të njerëzve që të udhëhiqnin jo më me fjalë por me vepra’. Dhe ashtu sic ishte parashikuar jo më vonë se 10 minutar pas fillimit të protestës demonstruesit mësynë dyert e Kryeministrisë në akt të paprecedentë të dhunës e padëgjuar në vitet e fundit.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat