Ruçi takon delegacionin e PE: Parlamenti legjitim

Shqipëria

Ruçi takon delegacionin e PE: Parlamenti legjitim

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:17
Granoz Ruçi

Delegacioni i Parlamentit Evropian ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit Granoz Ruçi, ku në qendër të takimit ka qenë kriza politike dhe reformat për ecurinë e Shqipërisë drejt BE.

Mësohet se kreu i Kuvendit ka deklaruar se Parlamenti është legjitim sepse ka ardhur nga zgjedhje të ndershme.

"Parlamenti është legjitim sepse vjen nga zgjedhje të ndershme. Zgjedhjet e 2017 janë çertifikuar 100% nga numëruesit e opozitës", mësohet të ketë thënë Ruçi.

Sa i takon reformës në drejtësi, kryeparlamentari ka thënë: "Reforma në drejtësi po ecën me sukses, vetingu është jetik për drejtësinë dhe Shqipërine"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat