Ndërkombëtarët humbasin durimin: Opozita të kthehet në Kuvend, 'Zonja e Parë' të mos pengojë negociatat

Shqipëria

Ndërkombëtarët humbasin durimin: Opozita të kthehet në Kuvend, 'Zonja e Parë' të mos pengojë negociatat

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:39
Foto

Ndërkombëtarët këmbëngulin se vendi i opozitës është në Kuvend. vendimi për djegien e mandateve është drastik, dhe pengon çeljen e negociatave, mbi të gjitha kur i bashkohen edhe protestat e dhunshme që opozita ka mbajtur kundër qeverisë.

Delegacioni i Parlamentit Evropian, thotë se opozita duhet ta shfrytëzojë mundësinë për tu rikthyer në parlament, madje sipas tyre duhet të ndodhë sa më shpejt.

"Pas 10 ditësh do të jetë vonë", ëhstë shprehur sot në takimin me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, përfaqësuesi i PE-së. Cristian Preda. Ndërkombëtarët thonë se kauza e opozitës për zgjedhje të vjedhura nuk qëndron, pasi siç ata shprehen, "i kanë monitoruar vetë zgjedhjet, dhe ishin korrekte". raportuesi për Shqipërinë në PE, Kut Fleckenstein ndalen edhe në emra konkretë, kur thotë se Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, nuk duhet të pengojë negociatat. "Zonja e Parë", - shprehet ai, duke ju referuar faktit që Kryemadhi është bashkëshorte e presidentit Ilir Meta, emërtim që ajo gjithmonë ka refuzuar ta pranojë. "Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës. Protestat të ruajnë qetësinë. Pamjet e protestave vonojnë integrimin", u shpreh ai.

Edhe kryesuesi i delegacionit të PE-së, pret sinjale pozitive, që palët të jenë ulur në bisedime për të zgjidhur krizën. "Arrini konsensus dhe na dërgoni një sinjal pozitiv për negociatat", theksoi  Tunne Kelam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat