Vdekja shtatzënës nga AH1N1, shefja e Infektivit: Vaksinohuni

Shqipëria

Vdekja shtatzënës nga AH1N1, shefja e Infektivit: Vaksinohuni

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 10:39
Silva Bino

Pas vdekjes së një gruaje shtatzënë dyshuar nga virusi AHN1 dhe një nga binjakëve e saj, shefja e departamentit të Infektivit në ISHP, Silva Bino u ka bërë apel grave shtatzëna dhe grupeve të riskut nga gripi që të vaksinohen.

“Ajo ishte vetëm 36 vjeç, shtatzënë dhe humbi jetën bashkë me një nga binjakët e porsalindur. Mjekë gjinekologe, mjekë, infermiere, gratë shtatezana përfshihen në grupet e riskut nga gripi. Ju lutem vaksinohuni për te mbrojtur vete per te mbrojtur bebin. Gripi pavarësisht që nuk ka rritje mbetet shqetësim, prandaj vaksinohuni. Fruthi vazhdon të qarkulloje në vend dhe kush ka vonuar vaksinimin e femijes se tij apo nuk është vaksinuar te vaksinohet . Fruthi nuk kursen askend dhe nuk ka moshë”- ka thënë Silva Bino.

Kujtojmë se 36-vejcarja shtatzënë me binjakë ka ndërruar jetë në Sanatoriumin e Tiranës. Ajo ishte shtruar prej disa ditësh me simptomat e AH1N1 në Sanatorium dhe ka kryer lindje të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat