PE: Zgjedhjet e pranuara, Vasili: Logjikë antieuropiane

Shqipëria

PE: Zgjedhjet e pranuara, Vasili: Logjikë antieuropiane

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:36
Petrit Vasili

Ndërkombëtarët dalin kundër kërkesave të opozitës për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme, pasi i cilësojnë zgjedhjet e 2017 si të pranuara. Por Petrit Vasili e quan logjikë antieuropiane.

Përmes një postimi në facebook, ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, thotë se Rilindasit kanë blerë zgjedhjet me kriminelë dhe sipas eurodeputetëve nuk duhen dënuar.

Postimi i plotë

”Kur krimineli kapet edhe 20 apo 40 vjet më pas dënohet. Kur nazistët që masakruan hebrenjtë dhe njerëzimin kapen, ata dënohen e burgosen edhe pas 70 vjetësh. Ndërsa këta të Rilindjes që blenë zgjedhjet me kriminelë dhe i kapi prokuroria pak javë më pas zgjedhjeve nuk u dashka të dënohen. Logjikë antieuropiane e thënë nga disa europiane. Të shkretët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat