Europarlamentaret kundër qeverisë kalimtare: Ky Parlament do vazhdojë qoftë me anëtarë të rinj

Shqipëria

Europarlamentaret kundër qeverisë kalimtare: Ky Parlament do vazhdojë qoftë me anëtarë të rinj

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 12:57
Konferenca

Delegacioni i PE-se, i përbërë nga 6 eurodeputetë në një zë janë kundër bojkotit të parlamentit por dhe kundër qeverisë kalimtare . Madje ata thonë se  parlamenti aktual do të vazhdojë rrugëtimin e vet ndoshta dhe me anëtarë të rinj.

Tunne Kelam: Nuk jemi dakord që bojkotimi i parlamentit do të ishte gjëja e duhur dhe i bëjmë thirrje të gjithëve në vecanti shoqërisë civile që të ushtrojnë presion në mënyrë që të bashkohen me njëri tjetrin. Jemi kundër që protestat të bëhen të dhunshme. Nuk është zgjidhje demokratike dhe jemi kundër.

Knut Fleskenstein zbulon se cfare u tha ne takimin me Bashen: "Ne i bëmë të qartë që ne e kuptojmë nga njëra anë argumentet e tij por edhe sikur opozita të ketë tërësisht të drejtë lidhur me akuzat bojkotimi i kuvendit nuk do të zgjidhë problemin në vend. Ne nuk kemi dyshim që ky parlament do të vazhdojë rrugëtimin e vet ndoshta me anëtarë të rinj të vetin, kemi dëgjuar por le të shikojmë secili do të jetë vendimi."

Tunne Kelam: Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Keni një qeveri legjitime dhe mendoj se përqëndrimi tek ideja e pasjes së një qeverie të përkohshme apo kalimtare do të dëmtonte përqëndrimin që keni tek hapja e negociatave. Mendoj që përgatitja për qershorin do të thotë pajtim dhe unitet kombëtar dhe siç e thashë kjo është puna juaj.

Cristian Preda: Bojkoti për ne është i papranueshëm. Braktisja i mandateve është e papranueshme për ne. E kemi thënë kur ishte partia e Ramës ajo që bojkotoi dhe përsërisim këtë qëndrim edhe sot. Unë kam qenë vëzhgues në zgjedhje dhe përfundimet tona ishin se zgjedhjet shkuan mirë dhe nuk mund të themi pas një viti e gjysmë që zgjedhjet nuk ishin të mira. Kur e dëgjoj këtë nga disa parti dhe ata thonë që përfundimet e bëra nga zyrtarët europianë nuk janë korrekte mërzitem sepse ne kemi ekspertizën dhe përvojën më të mirë në botë që respektohet në të gjithë botën. Për mua është çudi që të dëgjoj politikanët shqiptarë që zgjedhjet në 2017 kanë qenë të këqija nuk di çfarë do të thotë kjo gjë. Ju lutem respektoni rezultatet e zgjedhjeve dhe bëni punën. Ne mbështesim idenë për çeljen e negociatave. Besojmë që hapen negociatat por duhet të keni negociata të brendshme dhe dialog të brendshëm.

Tunne Kelam: Parlamenti është legjitim. Nuk mendoj se rastet e izoluara të blerjes së votave kanë ndikim në panoramën e ligjshme me përjashtim të rasteve kur vendos gjykata. Megjithatë me gjërat që janë tani mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë parlament.

Delegacioni i Parlamentit Evropian ishte shumë i qartë në mesazhit që përcolli në konferencë për shtyp paraditen e sotme pas takimeve që ata mbajtën me drejtues të vendit, krerët e partive por dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat