Spiropali: Eurodeputetët folën troç, s'ka qeveri tranzitore

Shqipëria

Spiropali: Eurodeputetët folën troç, s'ka qeveri tranzitore

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 14:07
Elisa Spiropali

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali në një dalje për mediat reagoi në lidhje me deklaratat e opozitës pas qëndrimit që delegacioni i PE mbajti për situatën në Shqipëri.

Sipas Spiropalit, delegacioni foli troç duke hedhur poshtë prentedimet e opozitës për qeveri tranzitore.

Elisa Spiropali: Sipas tyre, Shqipëria qenka shtëpia e shqiptarëve dhe miqtë dhe partnerët e këtij vendi qënkan turistë me vështrim të mjegulluar. Gjynah vërtetë, gjynah sepse Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë këtë shfaqje konfliktualiteti dëmtues për hir të karrierës së Bashës që i trembet humbjes së zgjedhjeve të radhës. Për hir të frikës nga drejtësia që ka udhëheqja e opozitës. 

Eurodeputetët kanë kuptuar mirë çdo progres të vendit, ata  e dinë se ne kemi shumë për të bërë, por nuk impresionohen nga propaganda e çartur opozitare dhe nga fabulat mediatike me skandale dhe përmbysje imagjinare. 

Delegacioni i tyre foli troç fare, duke rrënuar pikë për pikë çdo pretendim absurd për qeverira tranzitore, parlamente jo legjitime. Ata nënvizuan nevojën për vazhdimin e jetës parlamentare dhe zëvendësimin ligjor të të arratisurve, duke ndarë me publik disa të vërteta të thjeshta. 

Parlamenti dhe qeveria janë zgjedhur me votë dhe problematika e zgjedhjeve nuk e ve në asnjë diskutim rezultatin e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat