Tahiri sërish me mesazhe të koduara: Puna ime?! Si ati, biri dhe shpirti i shenjtë

Shqipëria

Tahiri sërish me mesazhe të koduara: Puna ime?! Si ati, biri dhe shpirti i shenjtë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 14:09
Saimir Tahiri

Teksa doli nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ish- ministri i Brendshëm foli në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Sipas tij akuzat janë po aq të rënda saç kanë qenë për Aldo Baren, “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Ai u shpreh se politika krimi dhe drejtësia janë aq bashkë sa ç’është dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë.

Zoti Tahiri jeni i pari ish-ministër që keni akuza kaq të rënda…

Akuza ishte më e rëndë se kaq, ishte trafik droge, krijim i grupit të strukturuar kriminal, vepra panel. Mendoj se pas Aldo Bares ndoshta jam i dyti me këtë akuzë. Nuk ka ndonjë surprizë të madhe. Prokuroria e komanduar siç e nisi e bitisi këtë histori. Pavarësisht nxitjes që kam nga brenda, nuk dua të merrem. Dua të respektoj drejtësinë. Do vazhdoj t’i shkoj drejtësisë deri në fund edhe duke besuar.

Kur flisni për prokurori të komanduar nga cila anë?

Kjo historia ime lindi si një proces politik dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë që janë aq bashkë sa ç’është dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë. Nuk janë ndarë ende dhe unë po e shoh.

Cilat ishin provat e reja?

Nuk kam parë asnjë. Do e shoh në vazhdim.

Të gjithë personat e tjerë të akuzuar si ju mbahen në arrest me këtë akuzë. A keni frikë se prokuroria do kërkojë burg për ju?

Nuk më frikëson asgjë veç të vërtetës. Nuk më intereson se ç’bën prokuroria. Më intereson vetëm e vërteta. Di që ky është një proces i turpshëm, politik nga fillimi deri në fund, i komanduar, unë jam mësuar me vështirësi dhe besoj se do ia dal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat