Indeksimi i çmimeve të barnave kursen 7.5 mln dollarë

Shqipëria

Indeksimi i çmimeve të barnave kursen 7.5 mln dollarë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 14:15
Ogerta Manastirliu

“Vendimi i Qeverisë për indeksimin e indeksimin e çmimeve për barnat e listës së rimbursueshme do të ketë një efekt kursimi të fondeve buxhetore, prej 7.5 mln dollarë, të cilat do të përdoren për zgjerimin e listës së barnave falas”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Duke e konsideruar këtë vendim, një hap përpara drejt mbulimit universal, Manastirliu tha se do të rritet numri i qytetarëve, të siguruar apo të pasiguruar, fëmijë apo të moshuar, persona me aftësi të kufizuar apo në ndihmë ekonomike, që do të trajtohen falas nga skema e rimbursimit të barnave. Sipas Manastirliut në sajë të politikave të qeverisë për mbulimin universal, përfitojnë barnat e rimbursueshme pa pagesë 498 mijë qytetarë, përfshirë edhe të pasiguruarit. “24 mln dollarë në vit i kursyem qytetarëve të pasiguruar që deri dje paguanin nga xhepi për t’u trajtuar me barna për sëmundjet kronike”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

Ajo theksoi gjithashtu se do të rriten përfitimet nga skema e rimbursimit për qytetarët, nëpërmjet marrëveshjeve të reja për zgjerimin e mbulimit me barna. “Siç realizuam për herë të parë mbulimin 100% për trajtimin falas me Herceptinë për gratë me tumor të gjirit nëpërmjet marrëveshjeve të posatshme, do të vijojmë edhe këtë vit në listën e re të barnave për vitin 2019 realizimin e marrëveshjeve të reja të posaçme, për të siguruar një mbulim më të gjerë për sëmundjeve kronike dhe tumorale”, tha Manastirliu. Vendimi i miratuar nga qeveria, hyn në fuqi në 1 mars 2019.

Për të siguruar ofrimin në kohë dhe me cilësi të shërbimit ndaj qytetarëve, janë njoftuar në kohë për marrjen e të gjitha masave të nevojshme, për reflektimin e çmimeve të reja të barnave, të gjitha subjektet farmaceutike, që kanë kontratë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat