Flet eksperti mjeko-ligjor: Gazi i përdorur në protestë, helmues! Ka elementë neuroparalizues

Shqipëria

Flet eksperti mjeko-ligjor: Gazi i përdorur në protestë, helmues! Ka elementë neuroparalizues

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 20:19
Eksperti mjeko ligjor

I ftuar në studion e Shijak TV, eksperti mjeko ligjor Albert ka folur mbi simptomat e shfaqura te protestuesit pasi policia dhe Garda e Republikës përdori gazin lotsjellës në protestën përpara parlamentit.

Eksperti ka argumentuar përse ky gaz nuk ishte thjesht lotsjellës por helmues. Ai siguroi se në përbërjen e tij ka elementë neuroparalizues.

Intervista e plotë:

A është vetëm gaz lotsjellës ai që është përdorur kundër qytetarëve disa herë nga policia, referuar pasojave shëndetësore që kanë pasur qytetarët?

Duke parë numrin e madh të personave të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore, të cilët jo gjithmonë janë marrë në spitale apo referuar në spitale, por disa persona të cilët ishin kryetarë partie apo edhe deputetë të cilët janë gjetur në salla duke marrë oksigjen tregon për përbërjen e atyre lëndëve helmuese që janë përdorur në protestat e opozitës…

Pra, jo vetëm gaz lotsjellës?

Mendoj që nuk mund të jetë gaz lotsjellës i thjeshtë. Mendoj dhe gjykoj kështu. Por kjo vërtetohet vetëm nëpërmjet analizave, për të cilat duhet marrë urina ose gjaku te pacientët tek të dëmtuarit të cilët kanë thithur lëndët luftarake helmuese apo lotsjellëse të cilat përmenden sot. Realisht për të dhënë një shpjegim të saktë shkencërisht duhen bërë analizat.

Kjo nuk është bërë në spitalet tona sepse ne kemi pamundësi për ti bërë këto analiza?

Deri në momentin aktual, analiza specifike për të përcaktuar që është e tipit CSS, është tipit tabun, zarin, zaman të cilët janë te lëndët helmuese luftarake porn ë doza shumë më të vogla nuk është bërë asgjë dhe nuk janë marrë. Ekzaminimet për këtë si të urinës sit ë gjakut këtu tek ne, për momentin nuk dalin, nuk jepen dhe ekzaminimet bëhen jashtë shtetit. Megjithatë doja të sqaroja disa fakte kryesore. Lëndët helmuese luftarake të cilat janë përdorur në të gjitha vendet e ndryshme ku kanë pasur luftë si në Siri apo vende të ndryshme të botës që janë përdorur lëndë helmuese luftarake të cilat janë të ndaluara në Konventën Ndërkombëtare, kanë të njëjtat shenja klinike siç janë përaqitur tek personat pjesëtarë në protestën që janë hedhur përpara parlamentit. Shenja karakteristike tipike është me të rënë në kontakt me tymin apo me gazin e përdorur është lotimi, bllokimi i menjëhershëm i rrugëve të frymëmarrjes, asfiksia, gjendje të fikëti, dhe rënia pa ndjenja. Të gjitha këto janë shenja karakteristike tipike për lëndë helmuese luftarake të përdoruara edhe në luftëra të ndryshme.

Po gazi lotsjellës?

Në rast se do të kishim gaz lotsjellës nuk do të kishte arsye që qytetarët të përfundonin në spitale dhe të merrnin oksigjenim, nuk do të kishte arsye. Pra dëmtimet që janë dhënë nga këto lëndë helmuese luftarake nuk kanë qenë vetëm të karkaterit të gazit lotsjellës pra vetëm lot, por kanë qenë të shoqëruara me pasoja. Ka qenë një bllokim i menjëhershëm i rrugëve të frymëmarrjes, një asfikësi e menjëhershme e cila ka dhënë pasoja dhe kjo tregon që nuk kemi të bëjmë vetëm me gaz lotsjellës por ka përbërës të cilët japin elementë neuroparalizues. Lëndët e helmit të cilët janë përdorur kundër protestuesve kanë lëndë neuroparalizuese sepse efekti është i menjëhershëm dhe në momentet që ndodh shpërthimi, njerëzit që në momentin e parë fillojnë e bien në gjendje të fikëti, marrje mendësh, bllokim të frymemarrjes, arrest siç janë parë edhe nga mediat.

Duke ditur që këto pasoja kanë pasur edhe persona që kanë qenë një kilometër larg …

Edhe qytetarët që kanë kaluar, duke parë se sasia e hedhur ka qenë goxha e madhe dhe duket edhe nga persona që vrapojnë në mënyrë të tmerruar dhe duke rënë edhe në gjendje të fikëti do të thotë që sasia që është hedhur në një perimetër më të gjerë dhe ka ndodhur edhe në ambient më larg, si shtëpi e rrugë lokale.

Në protest ne kemi para fëmijë, të moshuar por natyrisht edhe qytarë që mund të kenë problem të rënda shëndetësore në rrugët e frymemarrjes. A mund t’i çonte deri në humbjen e jetës përdorimi i këtij gazi?

Jo vetëm për fëmijët, jo vetëm për moshat e mëdha, jo vetëm për nënat shtatzëna dhe për persona të tjerë sasia e gazit që është përdorur duke bërë të mundur dhe procesin e paralizës nervore, gjithmonë lënë pasoja. Sepse spazmat dhe ngushtimet që jepen në rrugët e frymëmarrjes janë me pasoja ndërlikuese edhe në sistemin kardiak dhe këtyre personave ju është rrezikuar seriozisht jeta. Në rast se këto persona nuk do të largoheshin, nuk do të bllokonin frymëmarrjen ose do të qëndronin edhe vetëm për një moment më të gjatë edhe pse mund të mos ishin me problem shëndetësore, por të ishin të shëndetshëm, siç jeni ju dhe unë, pot ë qëndronim një periushë të gjatë e të merrnim sasi më të madhe rrezikohej seriozisht jeta.

Ashtu siç kishte ngelur një në skelë te kryeministria….

Kanë mbetur në skelë, janë shtruar në spital, po i shihja faktikisht nëpërmjet medias por janë shtruar edhe në spital një zotëri nga Laçi, një kryetar i Kurbinit ishin të shtruar në spital me maksa oksigjeni, duke u oksigjenuar me problem kardiake sepse kanë qenë afër vendit dhe sasia e lëndës të cilën kanë marrë ka qenë shumë e madhe. Pra jo vetëm këto që janë shumë problematike fëmijët, pleqtë, nënat shtatzëna apo persona të cilët vuajnë apo kanë probleme pulmonare por edhe ata që nuk kanë nëse do të merrej një sasi më e madhe sesa mund të merret për momentin dhe të kishin pamundësi për t’u larguar me vrap edhe këtyre do t’ju rrezikohej seriozisht jeta.

Dhe kemi parë që është hedhur disa herë, jo një herë. Dhe kam bindjen se nëse protesta do të vazhdonte edhe më gjatë do të ishin më të shpeshta …

Fakti i përdorimit të disa herë ka çuar në këto ndërlikime dhe këto pasoja. Sepse një herë të vetme do të ishte më e lehtë, eliminohej më shpejt edhe do të ikte. Përdorimi I disa herëve brenda pak kohëve ka arritur që sasia e lëndëve helmuese të marra apo sasia e gazit që është përdorur në ato moment nuk mund të mos japë ndërlikimet e karakterit kardiak, duke bllokuar rrugët e frymëmarrjes, spazma të menjëhershme duke çuar edhe në, që kjo është më e rëndësishme që duhet analizuar për të parë ekzaktësisht nëse janë lëndë helmuese, por që të jetë vetëm gaz lotsjellës me këtë komplikacione të menjëhershme sepse sapo shpërthen njerëzit ishin të mbytur me të vjella, me sekrecione, në gjendje të fikëti siç i shikoni që në të gjitha rastet njerëzit binin pa ndjenja. Kjo tregon që nuk është thjesht lëndë gazjellës por ka edhe përbërës neuroparalitikë.

Doktor Kreci, ju jeni ekspert mjeko ligjor, cili institucion duhet t’ju thërrasë për të parë se çfarë ndodh, çfarë lënde është përdorur ndaj qytetarëve, dhe duhet të nisë një hetim që ju të jeni në vendngjarje. Si është procedura?

Për çdo ekspertim, për ekspertët mjeko ligjorë ka disa procedura që duhet të ndiqen për të bërë të mundur ekzaminimin dhe marrjen e materialeve. Pas përfundimit të ngjarjes, siç ndodh në çdo rast, ku ka materiale, ku ka prova të cilat janë të pranishme aty thirret edhe një ekspert mjeko ligjor. Thirrjet bëhen nga oficerët e policisë gjyqësore të cilët bëjnë të mundur drejtimin e operacioneve për çështjen konkrete, mund të thërrasë prokurori i çështjes, mund të thërrasë Avokati i Popullit. Nëse këta nuk janë të mundur apo nuk duan t’I bëjnë mund të thërrasë patjetër njëri nga këta persona …

Të dëmtuarit mund t’ju thërrasin?

Po. Edhe të dëmtuarit vetë, mund t’I drejtohen insitutit të mjekësisë ligjore duke kërkuar me shkresë, por mund të kërkojën edhe ekspertë të pavarur, ekspertë të mirfilltë që janë me dokumente të rregullta të jenë më të sigurtë.

Nëse kjo do të kishte ndodhur si do të vijonte më tej procedura? Në fakt duhet të ishte bërë nga përfaqësuesit e opozitës që e thirrën protestën, se një qytetar ndodhta nuk e njeh mirë ligjin…

Që të jem i sinqertë nuk e kam shumë të sigurtë se si është vazhduar procedura, pork am bindjen e plotë që mund të jenë marrë materiale, edhe po të mos jenë marrë nga ata që përmendëm më lart, sërish janë marrë nga dikush, besoj nga qeveria, duhet të jenë marrë elementë nga qeveria, duhet të jenë bërë ekzaminime dhe duhet të jenë në vazhdimësi, sepse siç j’ua thash edhe më përpara për të bërë të mundur marrjen e mostrave urinës dhe të gjakut kërkohet një periudhë kohe e cila do të bëjë të mundur ekzaminimin dhe përcaktimin ekzaktësisht se çfarë lënde është përdorur te këta persona.

Ato mbetjet e lëna a mund t’ju bëhet eksperiza më shpejt sesa qytetarit të dëmtuar?

Normalisht është më mirë që të merret gjaku I personave, aty është zbërthyer lënda dhe aty shihet ekzaktësisht sepse këtyre personave normalisht do të ishte mirë që këta persona që kanë rënë për herë të parë në konktakt me këtë nëse do të venë për vizitë te mjeku kanë një antidot të përgjithshëm që përdoret që është atropina është një helm që ne e quajmë helm, është një antidote për të gjitha helmet që bën të mundur bllokimin e acitil kolinës, është një lëndë neuroparalitike që bën të mundur bllokimin e nervave dhe mos përçmimin e këtyre pasojave që jepen nëpërmjet bllokimit dhe shtrengimin e frymëmarrjes që shkojnë deri në gjendje shoku dhe gjendje të fikti. Për të bërë të mundur këtë pot ë aplikosh që në moment të parë antropinën edhe mund të eliminohen pasojat. Doja të sqarija dicka: Po të lexosh materialet për lëdët luftarake, pot ë lexosh për shenjat klinike të tyre, shenjat janë të njejta me lëndët kimike.

Dhe të mendosh që ne kemi dalë në protesta kundër lendëve kimike dhe neuroparalizuaese?

Shqipëria ka pasur 35 ton lëndë helmuese luftarake, të cilët janë eleminuar në bazë të një kontrate të OKB, por realisht fakti që gjenden edhe sot dhe përdoren. Këto smund të jenë gaz lotsjellës, ju theksoj se gazi lotsjellës sjell lot nuk ka pse të sjellë frymëmarrje të menjëhershme, paraliza, apo gjendje të fikti të menjëhershme.  Pram und të jetë gaz lotësjellës por I përzjerë me elemntë të tjerë toksikë me përqëndrim më të vogël. Kjo është një deklaratë për të cilën un mbaj përgjegjësi por kjo duhet vërtetuar, me gjakun apo urinën e këtyre personave. Nëse do të merret ekzamenimi, këta persona nuk kanë për ti shpëtuar drejtësisë.

Është vonë në momentin që flasim bashkë për të marrë provat dhe për ti dërguar në laborator, pasi ju thoni që këtu në Shqipëri nuk I bëjmë dot?

Për urinën është pak vonë, por për gjakun, ato persona të cilet kanë marrë lëndët helmuese qëndron gati me muaj. Pra sot nuk ëhstë kurrë vonë, dhe personat të cilët duhet ta vërtetojnë ëhstë apo s është dhe cili element ka bërë të mundur helmimin, mund të shkojë dhe të bëjë në mënyrën më të shpëjtë të mundshme.

Po nëse do të vërtetohej që nuk është thjesht gaz lotsjellës?

Kto janë problem madhore dhe pot ë vertetohet dicka e tillë I bie që gjitha kasta e shtetit po luftojnë njerzit e tyre., dhe do të ishte katastrofike.

A mund ti adresohemi ne këtyra organizatave, OBSH-së?

Nëse personat marrin gjakun dhe vërtetohet ne mund ti adresohemi çfarëdolloj organizate. Përsa I përket shenjave klinike të njerzve, janë lëndët luftarake, të tipit tabuni, zerini, zamani, janë përdorur në luftra të ndryshme të mëdhaja sin ë Gjermani apo në Siri, që akuzohet se ka gati 1 mijë ton lëndë helmuese dhe shenjat karakteristike të këtyre janë këto:

1) bllokim të frymëmarrjes,

2) gjendje të fikti

3) të përzjera

4) marrje mendsh

5) Njerëzit bëhen konfuz për momentin dhe nuk komandojnë dot veten, humbin vetëdijen.

Pra nuk kemi vetëm lotsjelljen por kemi humbje totale të vetëdijes. Dhe këto shenja janë tipike për pancientët tonë.

A nuk duhet të mjaftonin këto simptoma, që të ngrihej alarmi dhe të bëhen analizat?

Të gjithë ata që mund të jnë në spital po ti merret gjaku dhe mund të vërtetohet gjithcka.

Ka ngjasa që protesta të zgjasi, dhe të vazhdohet të hidhet gaz?  A do të përbëjë kjo rrezikshmëri?

I bëj thirrje këtyre personave  që kurr most ë arrijnë ti përdorin për së dyti ato lëndë që janë përdorur në protetsë, sepse do të ndjehen njëherë moralisht fajtor. Këtë thirrje nuk e bëj si ekspert, por si mjek nga ana njërzore.  Më mirë të përdorin plumbat e gomës sepse dëmton më pak sesa ato helme.

Ju thatë që lënda që mbetet në gjakun e qytetarët. Sjell kjo problem në organizëm?

Sasia e lëndëve që gjendet në cdo person, ata që  e kanë marrë të përsëritur, këta persona k përfunduar në spitale dhe këta persona duhet të bëjnë kujdes sepse ka pasoja të më vonshme, sidomos tek personat që kanë problem në veshka. Përvec dëmtimevve që japin në nerva, ata që  kanë probleme me nerva, predispozita është që të shtohet problemi.

Një koment të fundit doktor Kreci apo dhe njjë apel njërzor?

Iu bëj lutje të gjithë instancave që merren me organizmin dhe urdhërimin e lëndëve helmuese, të heqin dorë sa më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat