Lëvizja e Majkos, a do të ketë nesër një takim mes Ramës e Bashës?! - Bota Sot
Lëvizja e Majkos, a do të ketë nesër një takim mes Ramës e Bashës?!

Shqipëria

Lëvizja e Majkos, a do të ketë nesër një takim mes Ramës e Bashës?!

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 20:52
Pandeli Majko

Teksa tensioni politik duket sikur është amplifikuar me thirrjet e ndërkombëtarëve, Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka bërë një lëvizje që mund të sjellë një takim mes Ramës e Bashës.

Nesër paradite pritet të mbahet Samiti për Diasporën, i dyti në rradhë i organizuar nga qeveria e socialistëve. Por ajo që është vënë re kësaj here ka qenë një panel ku disa prej të ftuarve do të mund të flasin.

Në listën e emrave që pritet të flasin shihet ai i Bashës dhe Ramës. Sipas listës Basha do të flasë i parafundit, ndërsa Rama do të jetë ai që do të mbyllë fjalimet në panelin e Samitit për Diasporën.

Vështirë të thuhet nëse Basha do të paraqitet ditën e nesërme në Samitin e Diasporës, por mbetet për t’u theksuar se Pandeli Majko tashmë e ka kryer një lëvizje për të afruar dy aktorët kryesorë politikë të vendit, në një klimë që pritet vetëm të përshkallëzohet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...