Nis Samiti i dytë i Diasporës, Majko: Shqipëria nuk bëhet dot pa ju

Shqipëria

Nis Samiti i dytë i Diasporës, Majko: Shqipëria nuk bëhet dot pa ju

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 20:59
Pandeli Majko

Në ceremoninë çelëse të Samitit të Diasporës këtë mbrëmje, Ministri i Shtetit Pandeli Majko u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve.

Majko: "Nesër do të jetë një ditë e vecantë. Kjo është një shtëpi e vecantë, e mbretit (Pallati i Brigadave), por sot mbret jeni ju. Kjo është thirrja, jo e një qeverie, apo dy, Shqipërisë e Kosovës, por e popullit tuaj, që iu fton, pasi keni dy pjesë, njëra në vendin ku jetoni dhe tjetra, këtu në vendlindje.

Jeni të gjithë bashkë për cështje që na lidhin me interesa dhe ekonomi, por mbi të gjithë të diskutojmë atë që jemi dhe do të jemi. Në këtë shtëpi, qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe politikanët e të gjitha trevave vijnë që t'u dëgjojmë.

Nesër do të jemi të gjithë bashkë për të diskutuar, për t'iu bërë të ndiheni më afër me njëri tjetrin, për të qenë të gjithë bashkë për një shqiptari më të mirë. Sepse sikur e kanë thënë të parët tanë në ditët më të vështirë dhe të errëta të kombit 'Shqipëria do të bëhet, Shqipëria ka për t'u bërë dhe ajo nuk mund të bëhet pa vullnetin dhe ndihmën e pjesës së vet më të mirë, që është diaspora'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat