Kryemadhi: LSI nuk bën asnjë hap pas. Shqipëria do të bëhet shtëpia e të rinjve

Shqipëria

Kryemadhi: LSI nuk bën asnjë hap pas. Shqipëria do të bëhet shtëpia e të rinjve

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 21:20
Në një takim që Kryemadhi ka mbajtur me të rinjtë në njësinë bashkiake nr.1 në Tiranë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur sërish këtë të enjte se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve që sot ikin në qindra çdo ditë.

Në një takim që Kryemadhi ka mbajtur me të rinjtë në njësinë bashkiake nr.1 në Tiranë, kryetarja e LSI-së ka deklaruar se partia që ajo përfaqëson është e rinisë shqiptare.

“Asnjë Hap pas për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e rinisë shqiptare. Te ndalojmë largimin e të rinjve nga vendi. Papunësia, mungesa e shpresës po dëmtojnë rininë shqiptare. E vendosur për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve dhe rinisë shqiptare. LSI partia e rinisë. Mbështetje pa kufi rinisë shqiptare për arsim cilësor e punësim të mirë paguar në profilet e studimit”,  tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat