Gazi lotsjellës "made in Serbia", Berisha tregon se çfarë helmi u përdor ndaj protestuesve

Shqipëria

Gazi lotsjellës "made in Serbia", Berisha tregon se çfarë helmi u përdor ndaj protestuesve

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 21:42
Policia e ka në rregullore kur përdor gaz-lotsjellës, por ai gaz përdoret për grupet terroriste.

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se gazi i lëshuar mbi protestuesit përdoret për grupet terroriste.

Berisha: E ka sjellë banda e Gjolekë Malajt, një nga banditët e '97-s. Ai ka bërë importin e gazit dhe ato janë gazra të sjella nga një grua. Dhe është gjithçka nëpër banda. Informacionin ma ka dërguar një specialist i ushtrisë së Kosovës, që është i njohur me armatimin e ushtrisë serbe të kohës së Millosheviçit.

Policia e ka në rregullore kur përdor gaz-lotsjellës, por ai gaz përdoret për grupet terroriste. Unë mendoj dhe e paralajmëroj Edvinin, të ketë kujdes se populli i ka të gjitha mundësitë dhe aftësisë për të reaguar në të gjitha mënyrat..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat