Rama i ngurtë: Nuk ka krizë politike

Shqipëria

Rama i ngurtë: Nuk ka krizë politike

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 23:10
Edi Rama

Pavarësisht se ka folur vetë për dialog, Edi Rama vijon të thotë se kriza politike në Shqipëri jo vetëm që nuk ekziston, por është krijuar në mënyrë artificiale nga opozita.

Në një intervistë për median italiane “TG2 Post”, Rama është shprehur se asgjë nuk ka ndodhur në Shqipëri dhe se në të vërtetë kriza ndodhet tek opozita, të cilën kryeministri e ka cilësuar si estabilishmenti i vjetër.

Rama: Për fat të keq kemi parë këto  imazhe që kanë dhënë përshtypjen e një vendi që është në krizë por nuk është. Ka një krizë artificiale të krijuar dhe të dashur nga një opozitë që duhet të përballet me zgjedhjet vendore të qershorit, është tepër mbrapa sipas sondazheve, ka humbur para një viti e gjysmë në zgjedhjet që janë njohur nga të gjithë dhe vetë opozita, me zgjedhje që kanë qenë më të mirat që kemi pasur.

Por nëse unë do të thosha që korrupsioni në Shqipëri nuk është një problem, do të thosha një të pavërtetë. Por nëse unë ju them se korrupsioni në Shqipëri është luftuar si asnjëherë më parë është një gjë që mund të verifikohet dhe në raportet e një viti më parë të KE.

Rama: Nuk flas kurrë për kundërshtarët politik në një gjuhë të huaj. Nuk bëj debat të brendshëm në televizione dhe gazeta të huaja në respekt të njerëzve të mi. Shqipëria ka 4.2 milion banorë. Pyetni Gaurdia di Finanzën nëse kemi bërë apo jo një pastrim të plotë të kanabisit.

Dua tu them të gjithë italianëve që të kuptojnë se nuk ka asnjë revolucion, as një kauzë, as një rrezik për askënd. Është revolte e stablishmentit të vjetër që ka humbur dhe të lobeve që kanë humbur, ai  i drogës, bixhozit dhe lobe të tjera që qëndrojnë pas këtyre manifestimeve. Jeta vazhdon, ne vazhdojmë të qeverisim dhe të vazhdojmë drejt BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat