Kryemadhi: Ka nisur pazari për blerjen e deputetëve, çmimi është rritur shumë

Shqipëria

Kryemadhi: Ka nisur pazari për blerjen e deputetëve, çmimi është rritur shumë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 23:11
Monika Kryemadhi

Ish-Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëherësh një nga kandidatët që e ka emrin në listën për deputetë të LSI-së, Ralf Gjoni u përmend sot në emisionin “Të Paekspozuarit” nga moderatori Ylli Rakipi si një nga njerëzit që ka pirë kafe sot me eurodeputetin Knut Flackenstein dhe me shumë gjasa pritet të hyjë si deputet i LSI-së në parlament.

E pyetur për një gjë të tillë, zonja Kryemadhi nuk shfaqi asnjë shqetësim. Ajo pranoi se merkato për blerjen e deputetëve ka nisur tashmë.

“Zoti Rakipi vendimi i LSI është i qartë, s’ka asnjë hap pas. Kush do të shkojë në atë Kuvend është zgjedhja e tyre. Janë të pakonsiderueshëm për ne. Merkatoja e blerjes ka nisur, është rritur çmimi shumë”, – tha ajo. 

Kryemadhi tregoi më tej edhe një SMS, që Gjoni i kishte dërguar Kejdi Mehmetajt.

“Kur hynë ato vajzat deputete që bënë amendamentet e tetë kërkesave të studentëve, i shkroi Kejdi Mehmetajt: Ti duhet të dorëzoje mandatin. Si hyn ti në atë Parlament kriminelësh etj… Tani Ralfi u bë një nga kriminelët që do shkojë atje. Kjo është zgjedhja e Ralfit, por Ralfi nuk përfaqëson opozitën”, – tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat