Dosja 339, Berisha: Ka përgjime të Ramës me Avdylajt

Shqipëria

Dosja 339, Berisha: Ka përgjime të Ramës me Avdylajt

Më: 1 mars 2019 Në ora: 08:10
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë", tha se ka të dhëna se edhe kryeministri Rama ka zhvilluar biseda telefonike me grupin e Avdylajve në Shijak, të akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës.

Pjesë nga biseda:

Berisha: Gjushi e ka bërë gjithçka. E ka bërë në ujdi të plotë me Edi Ramën. E di ti që ka të dhëna që edhe Rama ka telefonata me Avdylajt, në ato përgjimet. Kjo është një masë e cila ishte për t'u hedhur hi syve dhe për t'u thënë të tjerëve se nuk e heqim dot Gjushin se nuk na lë KQZ-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat