Punimet e OSHEE, ja zonat e Tiranës ku do të kufizohet energjia

Shqipëria

Punimet e OSHEE, ja zonat e Tiranës ku do të kufizohet energjia

Më: 1 mars 2019 Në ora: 09:36
Ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të kryejë disa punime të planifikuara në nënstacionin rajonal, duke kufizuar energjinë elektrike për disa zona.

OSHEE bën me dije se në datë 1 mars do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-15:00, duke kufizuar energjinë elektrike në disa zona: Bathore pjesërisht dhe nga ora 09:00-14:00 do të mbetet pa energji rruga “Irfan Tomini” pjesërisht.

Për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarit, si dhe furnizimin cilësor me energji elektrike, OSHEE është duke kryer një sërë investimesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat