Vasili: Zgjedhjet, shërimi i vetëm i kësaj situate shpërthyese

Shqipëria

Vasili: Zgjedhjet, shërimi i vetëm i kësaj situate shpërthyese

Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:22
Pertit Vasili

Në vitin 2008 Edi Rama vendosi me veto dhe me bujurdi të madhe sistemin zgjedhor proporcional rajonal, pra ku votohej vetëm e vetëm për Partitë, të ndara në 12 Qarqet e vendit.

Edi Rama ne vitin 2008 luftoi egërsisht që listat e deputetëve të mos ishin të hapura dhe të ishin vetëm të mbyllura, pra që shqiptarët të mos kishin asnjë të drejtë të zgjidhnin deputetët që ata donin.

Edi Rama me terbim vendosi, që qytetarët të votonin vetëm e vetëm për Partinë në fletën e votimit.

Sot Partitë Parlamentare të Opozitës kanë marrë vendimin politik të largohen nga një Parlament i kriminalizuar, i kapur dhe i bllokuar në çdo mekanizëm të tij nga Edi Rama dhe maxhoranca e blerë me vota të krimit të organizuar.

Ky veprim politik i opozitës asgjëson çdo argument dhe i jep fund çdokujt, që të spekullojë me gjoja deputete të përgjegjshëm individuale, që bëjnë gjoja zgjedhjen e tyre për hir të qytetarve.

Pasi sistemi ynë elektoral voton Partinë dhe Kryetarin dhe jo deputetët dhe kjo ndodhi se kështu e deshi Edi Rama në 2008.

Pra deputeti as nuk është zgjedhur direkt dhe as është votuar personalisht nga qytetari në një listë të hapur, që t’i japë atij të drejtën morale të marrë vendime në emër të opozitës.

Këtë realitet ligjor nuk e ndryshon dot kërrkush qoftë nga ata që flasin shqip apo Anglisht.

E kunderta do të prodhonte pasoja shumë të rënda për vendin, demokracinë dhe personale për individët antidemokratike dhe antiligj.

Ndaj shërimi i vetëm i kësaj situate shumë të rëndë e shpërthyese janë zgjedhjet e lira e të ndershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat