Ish-ambasadori i Berishës: Fleckenstein nuk vlen një lek… E njoh shumë mirë!

Shqipëria

Ish-ambasadori i Berishës: Fleckenstein nuk vlen një lek… E njoh shumë mirë!

Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:55
Ylljet Aliçka

Ylljet Aliçka, dikur ambasador i Shqipërisë në Francë dhe Mal Berisha, dikur ambasador në Britaninë e Madhe, e cilësojnë si një shkallë emancipimi të politikës shqiptare kur nuk bien dakord me çdo gjë që thonë të huajtë.

Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Aliçka dhe Berisha deklarojnë se politika shqiptare tregon evolucion kur mendon se jo çdo gjë që thonë të huajtë është e saktë.

Ja komenti i diplomatit Aliçka:

“Politika shqiptare është në evolucionin e saj, me ulje -ngritjet e saj. Është hera e parë që dëgjohet nga ndërkombëtarët që situata është kaq e drunjtë.

Në vendimmarrjen e ndërkombëtarëve në Shqipëri, ndikojnë shumë edhe elementët emocionalën dhe individualë të personave.

Flas në përgjithësi, mund të jetë edhe rasti konkret.

Ishte hera e parë që Europa është kaq në kundërshtim me opozitën.

Duket se është një formë emancipimi mosdhënia e rëndësisë së madhe ndaj opinionit të ndërkombëtare kohët e fundit.

Shqiptarët e njohin më mirë vendin e tyre sesa e njeh një i huaj.

E marr si shenjë emancipimi të mos marrësh në mënyrë të verbër çdo gjë që thonë ndërkombëtarët”.

Aliçka me profesion edhe shkrimtar dhe skenarist njihet për ironinë e hollë të përdorur për një pjesë të diplomatëve të huaj që kanë punuar në Shqipëri, duke e pasqyruar këtë në romanin best seller “Një rrëfenjë me ndërkombëtarë” të botuar në vitin 2007 aq të komentuar dhe të përkthyer në 10 gjuhë të huaja.

Ndërkohë që ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe Mal Berisha flet me nota aspak vlerëuese për formatin dhe nivelin që që përfaqëson Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Berisha tha se e njeh shumë mirë diplomatin gjerman, por nuk ka ndonjë vlerësim për të.

“Po të isha në aftësinë vendimmarrëse të atij djalit (për zv ministrin e PEJ që ishte preëzent në panel) dhe ta kisha punonjës Fleckensteinn,  nuk do e çoja ambasador në asnjë vend  të Shqipërisë, në asnjë ambasadë të Shqipërisë.

Ne kemi një shprehje: Në  një sofër ku hanë  dhe nuk të japin, të lënë atje, në një mexhlis ku flasin dhe nuk të dëgjojnë, duhet të largohesh menjëherë.

Kjo është situata në Shqipëri. Këtu bëhen aq shumë gjëra të papranueshme.

Opozita ka shumë të drejtë dhe kjo që bëri është shumë e vonuar.

Për mendimin tim lënia e mandateve është rruga më normale sepse nuk kishte rrugë tjetër”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat