Rama: Nuk asgjë më të rrezikshme sesa kur shqiptarët dalin kundër shqiptarëve

Shqipëria

Rama: Nuk asgjë më të rrezikshme sesa kur shqiptarët dalin kundër shqiptarëve

Më: 1 mars 2019 Në ora: 11:35
Hashim Thaçi dhe Edi Rama

(E plotësuar) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës, deklaroi se sot shqiptarët përmes Kosovës janë përballë një sfide historike që përcakton se si do të jetojnë pas 30 vitesh ata që ende nuk kanë lindur.

“Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asgjë më të rrezikshme dhe më penguese për shqiptarët sesa kur u dalin përballë shqiptarët dhe kur për hesapet e vogla të katundit apo mjedisit politik, e marrin flamurin dhe e kthejnë në një armë për të luftuar me njëri-tjetrin se kush është tradhtari, kush i miri apo i keqi”, deklaroi Rama.

Shefi i ekzekutivit shqiptar tha se historia e Kosovës është histori e bashkimit pasi të gjithë kontribuuan në lirinë e saj, ndërsa tha se Kosova ende nuk është vendi që të gjithë duam të shohim.

“Historia e Kosovës është historia e bashkimit e mbi gjysmë miliardi euro që njerëzit jashtë Kosovës diaspora shqiptare të pasur e jo të pasur, kontribuuan për të çliruar Kosovën. Bashkimi solli Kosovën që e kemi sot. Por Kosova që kemi sot nuk është ende Kosova që duam. Që duhet të njihet nga të gjithë, nuk është ajo që duhet të ulet njësoj si të gjithë në OKB, që duhet të futet si të gjithë në NATO dhe në BE dhe kjo është një sfidë për të cilën të gjithë duhet të japin kontributin e  tyre”, tha Rama.

Ai foli edhe për situatën në Shqipëri duke thënë se është e njëjta histori me shqiptarët që dalin kundër shqiptarëve dhe që e bëjnë vendin të duket përtokë përpara ndërkombëtarëve.

Rama foli për reformat në drejtësi, sidomos për luftimin e korrupsionit, ku tha se janë ende në proces dhe ngadalë po ndërtohet sistemi i ri i drejtësisë. 

Ali Ahmeti thirrje mërgimtarëve: Atdheu ka nevojë për ju

Në Tiranë ka nisur  Samiti i Dytë i Diasporës Shqiptare në Tiranë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u prit nga kryeministri Rama. 

Në samit ndodhet edhe kreu i PDIU-se, Ali Ahmeti dhe Enver Hoxhaj.  

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti bëri thirrje për mobilizim të mërgatës shqiptare kudo për të zbarkuar në atdhe .

 Ali Ahmeti: "Gjergj Kastrioti u mobilizua dhe u imbarkua këtu. Rilindja shqiptare veproi në perëndim e lindje, por të tërë energjinë e vuri në shërbim të vendit dhe të atdheut. Pavarësia e Shqipërisë, Ushtria Çlirimtare u financua u ushqye dhe mobilizua pikërisht nga mërgata. Të zbarkojmë me njerëz të mençur, inxhinierë, ekonomistë, juristë, doktorë të mirë të të gjitha fushave, për këtë më së shumti nevojë ka atdheu ynë, Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Të gjitha mundësitë janë ti materializojmë" .

Nis në Tiranë Samiti i Diasporës, Rama pret Hashim Thaçin

Në Tiranë po zhvillohet samiti Samiti i II-të i Diasporës Shqiptare, ku marrin pjesë personalitete shqiptare të spikatura të biznesit, shkencës, artit dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit.

Në samit marrin pjesë edhe politikanët shqiptarë, ndërsa mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka pritur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjithashtu është pjesëmarrës në samit.

Gjatë ditës së djeshme ministri për Diasporën, pandeli Majko u shpreh se: “Këtu sot kemi nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët. Nesër (sot) do të jetë një ditë e veçantë. Kjo është një shtëpi e veçantë, kjo është shtëpia e mbretit, por sot mbreti jeni ju. Sot kemi nevojë të veçantë që nesër të diskutojmë, jo si qeveritarë, por si njerëz se ku jemi dhe ku duhet të shkojmë. Mirë se vini në shtëpinë tuaj”.

Në axhendë ishte parashikuar të merrte pjesë dhe kreu i PD, Lulzim Basha, por ky i fundit e ka refuzuar pjesëmarrjen duke u shprehur se: “ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ia nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ia dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit“.

Samitin i II-të i Diasporës Shqiptare zhvillon punimet në datat 28 shkurt – 2 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat