‘Rruga e gabuar’, lirohet nga burgu Edmond Omeri, ishte memec

Shqipëria

‘Rruga e gabuar’, lirohet nga burgu Edmond Omeri, ishte memec

Më: 1 mars 2019 Në ora: 12:31
Foto

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar Edmond Omerin, i cili u arrestua në kuadër të operacionit "Rruga e Gabuar". Ai u vu në pranga mbi bazën e përgjimeve telefonike për emigrantët ilegal drejt ShBA dhe BE,

Nga verifikimi i bërë në gjykatë dhe me akt ekspertimi mjeko-ligjor rezulton se 52-vjeçari Omeri është memec.

Prokuroria e akuzonte 52-vjeçarin Edmond Omeri si pjesë e grupit që koordinonte trafikun e emigrantët.

Për masën ndaj Omerit, Prokuroria paraqiti si provë përgjime telefonike me pretendimin se ishte zëri i Edmond Omerit.

Gjatë operacionit ‘Rruga e gabuar’ u arrestuan 22 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat