LSI kërkon ndalimin e menjëhershëm të Prefektit të Beratit

Shqipëria

LSI kërkon ndalimin e menjëhershëm të Prefektit të Beratit

Më: 1 mars 2019 Në ora: 13:50
Harilla Safa

LSI-ja i ka kërkuar Prokurorisë së Beratit, të bëjë ndalimin e menjëhershëm të prefektit të Beratit, Harilla Safa, pasi ky i fundit i ka dhënë Ok, vendimeve të paligjshme të Këshillit të Bashkisë.

Ish-deputetja Sillva Caka dha një deklaratë për shtyp sot, në të cilën tha se po bëhen veprime, presione dhe shantazhe, po terrorizohen banorët e Skraparit për të arritur “objektivin e parealizueshëm ëpr të fituar bashkinë e Skraparit.”

“I kërkojmë Prokurorisë së Beratit, – tha Caka, – ndalimin e menjëhershëm të Prefektit të qarkut të Beratit, zoti Harilla Dafa, ndaj të cilit është bërë kallëzim penal për konfirmimin e vendimit të miratimit të Buxhetit të bashkisë, kur rezulton se këto vendime të marra nga Këshilli i bashkisë janë të paligjshme, të falsifikuara dhe mbi të gjitha të pashoqëruara me pasqyrat financiare , tabelat dhe treguesit ekonomikë, vendime të cilat do duhet të ishin pasqyruar në mënyrë që ta bënin këtë buxhet teknikisht dhe praktikisht të zbatueshëm.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat