Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, shkruan se kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duhet ti kërkojë ndjesë shqiptarëve për gazin serb të hedhur në protestat e opozitës.
Postimi i plotë
Ardi Veliu duhet ti kërkojë ndjesë shqiptarëve protestues që i helmoi me gaz Serb, i cili teknikisht përdoret kundër terroristëve dhe jo popullsisë civile.
Policia e Ardi Veliut është më politikja që nga viti ‘91. Edhe atëherë në emër të ndjesës ndaj disave, goditej populli protestues.
Fundja ka një mënyrë që ti pranohet ndjesa: të hedhë gaz lotsjellës te antimitingjet politike që bën Edi Rama me njerëz që mbledh me pahir! Edhe ata e shkelin ligjin dhe shumë rëndë madje!
Të arrestojë edhe Edi Ramën që shkeli ligjin kur i bëri thirrje policisë së shtetit të dilte në fushatë!
Ti bëje këto dhe do ti pranohet ndjesa!