Kryemadhi zbulon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Shqipëria

Kryemadhi zbulon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Më: 1 mars 2019 Në ora: 20:32
Monika Kryemadhi

Gjatë një takimi me strukturat e partisë në njësinë 2 në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se në fund të muajit maj do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ajo tha se asnjë qeveri e BE-së nuk përkrah qeverinë e Ramës, apo reformat e dështuara

"Mos u habisni kur t'u thotë tani se jam Zoti juaj. Puna jonë tani është me njerëzit, s'ka më parlament. 94% e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria është më e varfër sesa ka qenë. Edhe ne kemi kusuret tona, por kemi shansin ti rregullojmë.

Do të thoni ju, pse doni zgjedhje të reja? Minimumi janë 5 deputetë që vijnë në parlament me paratë e trafikantëve të drogës. Ka ndërkombëtarë që nuk i kuptojnë mos u shqetësoni, por ka ndërkombëtarë dhe institucione.

Ne kurrë nuk do të bëjmë marrëveshje me individë, por shtet me shtet. Asnjë qeveri e BE-së nuk përkrah qeverinë e Ramës, apo reformat e dështuara. Prandaj mos u surprizoni nga deklaratat që vijnë për të marrë qokën e fundit në Shqipëri. Votat e LSI-së janë të lidhura me miqësinë dhe solidaritetin.  Zgjedhjet do të jenë në fund të majit. Zgjedhjet parlamentare do të jenë të parakohshme, pasi do të jenë socialistët që do ta vendosin në cep Ramën pastaj e gjithë shoqërinë shqiptare", tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat