Kush i dogji dosjet në Ministrinë e Brendshme? Flet Sali Berisha

Shqipëria

Kush i dogji dosjet në Ministrinë e Brendshme? Flet Sali Berisha

Më: 1 mars 2019 Në ora: 23:16
Sali Berisha

Policia e shtetit ka konfirmuar zyrtarisht se rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, shërbimet e sigurisë konstatuan tym. Sipas të njëjtave burime shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike. Zyrtarisht thuhet se rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike dhe se ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet.

“Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht” – thuhet në njoftimin e policisë.

Por ish-kryeministri Sali Berisha ka një version tjetër të historisë. Ai thotë se nga ky zjarr janë zhdukur prova duke u djegur dosje dhe serverin e TIMS.

“Në zjarr dhoma e TIMS! Miq, Vasal Lleshaj dhe Geron Veliu djegin serverin e TIMS ne bodrumet e ministrisë së brendshme për të zhdukur gjurmët e udhëtimeve me trafikantë të Olsi Ramës, Taulant Begës dhe narkoministrave dhe narkoqeveritarëve të tjerë! Mësohet se janë djegur dhe qindra dosje krimi në dhomën ngjitur. Festë e madhe kanë sonte narkosët në të gjitha nivelet. Rroft Zjarri!” – shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat