Shaban Murati merr mirënjohje nga Shoqata Patriotike “Çamëria”

Shqipëria

Shaban Murati merr mirënjohje nga Shoqata Patriotike “Çamëria”

Nga: G.B Më: 2 mars 2019 Në ora: 09:53
Shaban Murati

Diplomati i njohur Shaban Murati, është dekoruar me Mirënjohje nga Shoqata Patriotike “Çamëria”.

Çmimin e ka marrë në vlerësim të krijimtarisë dhe veprimtarisë shumëvjeçare diplomatike shkencore dhe publicistike në dobi të çështjes kombëtare dhe në veçanti të çështjes çame, Shoqata e rëndësishme mbarëkombëtare patriotike “Çamëria”, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati ka shkruar se çështja çame është e pazgjidhur dhe se asnjë qeveri e parti politike shqiptare, nuk e meritojnë mbiemrin “shqiptar”,  nëse nuk përfshijnë në programin e tyre zgjidhjen e çështjes çame.

Postimi i tij i plotë:

Çmim “Mirënjohje” nga Shoqata Patriotike “Çamëria”

Në vlerësim të krijimtarisë dhe të veprimtarisë shumëvjeçare diplomatike, shkencore dhe publicistike në dobi të çeshtjes kombëtare dhe në veçanti të çeshtjes çame, Shoqata e rëndësishme mbarëkombëtare patriotike “Çamëria”, më nderoi me çmimin e ”Mirënjohjes”.
Në fjalën time të rastit theksova ndër të tjera se çeshtja çame është çeshtje e pazgjidhur e çeshtjes së pazgjidhur shqiptare në rajon. Çdo qeveri shqiptare dhe çdo parti politike shqiptare nuk e meritojnë mbiemrin “shqiptar”, nëse nuk përfshijnë në programin e tyre zgjidhjen e çeshtjes çame.
Faleminderit Shoqatës Patriotike “Çamëria”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat