Shyqyri Alushi pëson infarkt në tru. Djali tregon zhgënjimin: Të gjithë e harruan të fundin e ahengut shkodran

Shqipëria

Shyqyri Alushi pëson infarkt në tru. Djali tregon zhgënjimin: Të gjithë e harruan të fundin e ahengut shkodran

Më: 2 mars 2019 Në ora: 11:29
Shyqyri Alushi

Këngëtar i shquar i ahengut dhe këngës popullore qytetare shkodrane, Shyqyri Alushi është shtruar në spital me gjëndje kome.

Doktorët e spitalit të Shkodrës informojnë se Shyqyri Alushi ishte paraqitur në urgjencë më datën 20 shkurt 2019 në gjëndje kome, me infarkt të trurit dhe tedencë muskulare.

"Është paraqitur në urgjencë më datën 20 shkurt 2019 në gjëndje kome, me infarkt të trurit dhe tedencë muskulare. Të nesërmen është bërë skaneri i trurit dhe rezulton: infarkt cerebral. Ka nisur terapia dhe ka pasur shumë përmirësime nga data e shtrimit. Ka ardhur në një gjëndje jo të mirë shëndetësore por falë ndihmës mjekësore të këtij personeli situata është shumë e mirë dhe po përgatitet ta nxjerrim nga spitali."

Familjarët pretendojnë se kanë blerë ilaçet por mjekët e mohojnë dhe thonë që atyre u është dashur të blejnë vetëm disa gjëra të vogla. Ndërkohë që  Shyqyri Alushi pak kohë më parë ka pësuar një goditje të tillë në tru dhe është kthyer në jetë nga mjekët e Shkodrës.

"Është hera e dytë që shtrohet. Kemi arritur të japim të gjithë medikamentet përjashto vetëm ata ndonjë vitaminë. Nuk është e vërtetë që kanë blerë serumin. Kanë blerë aparatet. Pacienti është alzhaimer, dhe para disa kohësh ka kaluar një goditje tjetër në tru që ka qenë në gjëndje të rëndë komatoze dhe është kthyer në jetë nga ky pavion.

Familjarët bëjnë apel për ndihmë ndërsa tregojnë dhe zhgënjimin që kishte pësuar i ati.

"Ishte i zhgënjyer. Marrin tituj fëmijët e tij që i ka mësuar dhe nuk merr ky që i ka mësuar është turp"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat