Balla takime në Berat: Një gjë po ja them, Lulit, Monikës dhe Saliut, mos guxoni...

Shqipëria

Balla takime në Berat: Një gjë po ja them, Lulit, Monikës dhe Saliut, mos guxoni...

Më: 2 mars 2019 Në ora: 12:12
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bashkë me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi dhe deputetin Niko Peleshi zhvilluan disa takime me Asambletë e zgjeruara në qytetet Berat, Kuçovë, Poliçan dhe Urën Vajgurore.

Gjatë fjalës së tij Balla u shpreh se ajo që ndodhi më 16 shkurt ishte një akt i turpshëm që u dënua nga ndërkombëtarët dhe shtoi se ngjarje të tilla ata do t'i përsërisini sa herë PS të jetë në Kuvend për të marrë vendime të rëndësishme për të çuar përpara vendin.

“Duam t’ja kthejmë Bashkinë e Beratit, socialistëve. Duam ta kthejmë Bashkinë e Beratit në drejtimin e duhur. Jemi sot para socialistëve të Beratit për t’ju thënë se ne nuk kemi në plan të tërhiqemi. Ne nuk kemi në plan të ndajmë përsëri qeverinë me Lulin se Luli nuk fiton dot zgjedhjet! Kjo është e paimagjinueshme. Ne duam të përballemi me Partinë Socialiste, por PS-ja të mos ketë Edi Ramën! Kjo nuk ka kuptim. Kjo është e papranueshme, prandaj nga sot e deri në 2021 dhe pas 2021-isht ne do jemi në qeveri kurse Luli në Hollandë.

Sot ne jemi vetëm përballë të gjithë atyre. Fati na e ka sjellë që të gjithë këta ti kemi përballë. Partia Socialiste kundërshtarin më të madh gjithmonë ka vetveten dhe opozitë nuk kemi ata, opozita jonë janë hallet e njerëzve.

Duhet të bëjmë gjithçka e sa të mundemi me çfarë kemi mundësi t’u përgjigjemi halleve të njerëzve.

Ajo që patë në 16 shkurt ishte një akt i turpshëm, është një akt që e ka dënuar e gjithë bota demokratike nga SHBA tek BE, tek Gjermania në mënyrë të veçantë si motorr i Europës.

Ngjarje të tilla do mundohen t'i përsërisin sa herë të kemi Kuvend, sa herë ne të marrim vendime të rëndësishme që lidhen me çuarjen përpara të reformës në drejtësi.

Një gjë po ja them nga Berati, Lulit, Monikës dhe Saliut, mos guxoni të bllokoni rrugën europiane të Shqipërisë. Përballja me drejtësinë nuk ju shpëton pavarësisht se çfarë skenarësh mund të keni.

Kush guxon të godasë institucionet, të dëmtojë demokracinë në Shqipëri, të dëmtojë të ardhmen tonë europiane do të marrë ndëshkimin që meriton”, u shpreh Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat