Kur do flasim? Basha i përgjigjet Ramës: Takimi i vetëm me 16 Mars në...

Shqipëria

Kur do flasim? Basha i përgjigjet Ramës: Takimi i vetëm me 16 Mars në...

Më: 2 mars 2019 Në ora: 12:34
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha foli sot në një deklaratë për mediat ku iu përgjigj ftesës së kryeministrit Rama për dialog duke thënë se takimin e vetëm ai e ka me qytetarët me 16 mars.

"Hapi i vetëm për të çuar vendin në Europë është t'i japim fund qeverisë së krimit. Takimi i vetëm që unë kam është ai me 16 mars me qytetarët shqiptarë dhe qindra takime të tjera përpara asmablesë së krimit. Nuk bëhet fjalë për fatin e një partie politike por për fatin e shqiptarëve. Vendi qeveriset nga politikanë të lidhur me krimin dhe ndajnë Shqipërinë si të ishte tortë duke shkatërruar institucionet e vendit dhe duke detyruar qytetarët të marrin rrugën e emigracionit.  Ajo që faktori ndërkombëtar përfaqëson është ky: Në Gjemani, Itali, ShHBA, nëse një politikan kapet duke vjedhur ikën nga pushteti.

Nuk nuk kërkojmë asgjë për vendin tone së sa kushtet që Europa ka krijuar për qytetarët e tyre. Shqiptarët nuk hanë pijnë në hotale luksoze por jetojnë në kushte të vështira. Nuk mund të kërkojnë asgjë më pak për shqiptarët se sa kërkojnë ata për qytetarët e tyre. Ky është një rrugëtim për Shqipërinë si gjithë Europa. Asamblesë së krimit i ka ardhur ora. Takimi është me popullin me 16 Mars", deklaroi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat