Protestë dhe fushatë/ Kryemadhi: Kemi nisur punën për zgjedhjet e parakohshme në maj

Shqipëria

Protestë dhe fushatë/ Kryemadhi: Kemi nisur punën për zgjedhjet e parakohshme në maj

Më: 2 mars 2019 Në ora: 12:54
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi përpos organizimit për protestat e opozitës ka nisur edhe fushatën për zgjedhjet, që sipas saj do të jenë të parakohshme dhe do të zhvillohen në fund të muajit maj. Kryemadhi nga Roskoveci tha se LSI-ja po ngre grupet e punës në cdo qendër votimi.

"Do të ketë zgjedhje të parakohshme politike. Në cdo qendër votimi, fillojmë që sot, për të ngritur grupet e punës, pasi ditët ikin shumë shpejt. Edi Ramën do të rrëzojnë socialistët e tij, ne do ta shtyjmë.

Situata politike është shumë e tensionuar, por shpresa e lirisë është shumë afër. Mos u kërcënoni, një popull  i tërë e fshin një njeri.  Sot duhet të organizojmë njerëzit për t'i cuar në kutitë e votimit" tha ajo.  

Kryeministri Edi Rama i ka mohuar kategorikisht zgjedhjet e parakohshme duke deklaruar se mandatin e marrë vitin e kaluar do ta dërgojë deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat