Boçi: Krerët e 339-tës janë takuar sot në Durrës

Shqipëria

Boçi: Krerët e 339-tës janë takuar sot në Durrës

Më: 2 mars 2019 Në ora: 16:10
Luçiano Boçi

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, përmes një postimi në facebook, ka komentuar takimin që kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot takimin në Durrës. Me ironi ai thotë se sot në qytetin bregdetar janë takuar krerët e 339-tës. ”Me tentakula e banda kudo në Shqipëri. Për të ngulur përsëri shtyllat e vjedhjes pasuese, nëse ende i lejmë të livadhisin. Ecin me parimin krimi mbron krimin. Prandaj shkulja e tyre mbetet detyrë e lartë qytetare”,-shkruan Boçi.

Postimi i plotë

Krerët e 339-tës janë takuar sot në Durrës. Kryeministri me hundë të bardhë dhe kryebashkiaku me duar të bardha, po qajnë hallin e zi që i ka gjetur. Janë rikthyer së bashku në vendin provuar e faktuar të krimit të votave. Me tentakula e banda kudo në Shqipëri. Për të ngulur përsëri shtyllat e vjedhjes pasuese, nëse ende i lejmë të livadhisin. Ecin me parimin krimi mbron krimin. Prandaj shkulja e tyre mbetet detyrë e lartë qytetare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat