Ambasadori çek: Ftesa e Ramës për dialog me opozitën, sinjal i mirë

Shqipëria

Ambasadori çek: Ftesa e Ramës për dialog me opozitën, sinjal i mirë

Më: 2 mars 2019 Në ora: 18:05
Jaroslav Ludva

Ambasadori çek në vendin tonë, Jaroslav Ludva, e tuan sinjal të mirë ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri liderit të opozita jo parlamentare, Lulzim Basha, për tu ulur në dialog për zgjidhjen e krizës, pas vendimit për të djegur në bllok mandatet e deputetëve. Por vetë Basha sot, e refuzoi ftesën.

Nga Korça, Ludva u shpreh: “Ftesa natyrisht është sinjal i mirë sepse duhet të diskutojmë për politikën, duhet të diskutojmë për situatën në Shqipëri dhe një takim është gjithmonë rruga më e mirë. Nuk e di nëse do të diskutojnë por unë them që një takim është gjithmonë rruga më e mirë".

Vendi i politikës është në Kuvend, ju përgjigj ambasadori pyetjes së gazetarëve për kërkesën e opozitës për qeveri tranzitore, dhe zgjedhje të parakohshme.

Negociatat për anëtarësim në BE?! Kryediplomati çek thotë se përgjigjen e kësaj pyetjeve do e përcaktojë muaji qershor.

 “Shqipëria ka bërë progres në reformën e drejtësisë, ka disa gjëra për të punuar, shpresojmë që mund të hapen negociatat por është shumë e vështirë ta them tani. Do ta shohim në Qershor, sepse ka 28 vende në Bashkimin Europian, nuk është vetëm komisioni, çdo vend duhet të aprovojë”,- tha ambasadori çek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat