N/kryetari i Parlamentit të Malit të Zi: Nuk jemi të prekur nga kriza politike në Shqipëri

Shqipëria

N/kryetari i Parlamentit të Malit të Zi: Nuk jemi të prekur nga kriza politike në Shqipëri

Më: 2 mars 2019 Në ora: 20:56
Genci Nimanbegu

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, në një lidhje me skype për Ora News tha se kriza politike në Shqipëri nuk prek drejtpërdrejt faktorin shqiptar në Mal të Zi. Ai tha se është përgjegjësi e liderëve politikë që të gjejnë emëruesin e përbashkët dhe të bashkëpunojnë.

Genci Nimanbegu: Ne nuk jemi drejtpërdrejt të prekur nga kjo krizë, por kredibiliteti i shtetit shqiptar, i kemi dëgjuar edhe eurodeputetët, por edhe ne që me zemër e ndjejmë çdo zhvillim apo sukses të Shqipërisë. Ndoshta apeli ynë nuk do të gjejë dyert e hapura, por është përgjegjësi e madhe e liderëve tuaj politik, subjekteve politike duhet të gjenden përbërësit e përbashkët për bashkëpunim në të ardhmen dhe për daljen nga ngërçi politik. Ne nuk bëjmë tifo për të majtën apo për të djathtën, ne bëjmë tifo për pozitën e shqiptarëve në terësi dhe kjo ka të bëjë me një Shqipëri sa më të fortë dhe demokratike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat