Dëmet nga mjetet e pasiguruara – Siguruesit paguan 75 milionë lekë për janarin

Shqipëria

Dëmet nga mjetet e pasiguruara – Siguruesit paguan 75 milionë lekë për janarin

Më: 2 mars 2019 Në ora: 21:06
Foto

Shlyerja e dëmeve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara po iu kushton miliona kompanive të sigurimit. Për muajin janar të këtij, dëmet e paguara u rritën me 14% krahasuar me një vit më parë dhe rritja erdhi e gjitha nga pagesat për fondin e kompensimit. Sipas Autoritetittë Mbikëqyrjes Financiare, vetëm për janarin, siguruesit paguan për fondin e kompensimit 75 milionë lekë, gati pesë herë më shumë krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Përjashtuar këto pagesa, dëmet e tjera rezultuan në rënie krahasuar me një vit më parë, si për tregun e jetës, ashtu edhe për atë të jo-jetës.

Presioni i AMF-së dhe Komisionit Kuvendor të Ekonomisë ka sjellë shlyerjen e shumicës së detyrimeve të prapambetura të Fondit të Kompensimit. Në dy vjet, kompanitë janë paguar rreth 1.7 miliardë lekë dëme.

Për sa i takon primeve, fillimi i këtij viti ishte i vakët. Kompanitë arkëtuan rreth 1.25 miliardë, rreth 0.2% më pak krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Pesha e produkteve të sigurimit të detyrueshëm motorik u rrit akoma më shumë dhe arriti në 68% të totalit të primeve. Tregu i sigurimit të jetës u rrit me 1.5%, ndërkohë që zë vetëm 7% të totalit të primeve të sigurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat