Ja çfarë do ndodhë me motin sonte dhe nesër

Shqipëria

Ja çfarë do ndodhë me motin sonte dhe nesër

Më: 3 mars 2019 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Moti me diell dhe pa reshje shiu do të vazhdojë të jetë i pranishëm në vendin tonë.

Gjatë pasdites së sotme dhe nesër nuk pritet ndryshim i moti.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka bërë parashikimin e motit për mbrëmjen e sotme dhe ditën e nesërme.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 16 °C

në vendet e ulëta: 3 / 17 °C

në vendet malore: -1 / 13 °C

ImageEra

Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare ndërsa nesër ajo pritet të fryjë e lehtë.

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat pritet të jenë në nivelin ‘i moderuar’ të rrezikut. Ndërsa qarqet Shkodër, Kukës, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të jenë në nivelin ‘i ulët’, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Image

Megjithatë në sipërfaqe të lokalizuara, disa prej këtyre qarqeve pritet të arrijnë në nivelin ‘i moderuar’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat