PD-ja s'i beson policisë për seancën e Kuvendit, thirrje Ruçit: Trego orën, do të jemi aty

Shqipëria

PD-ja s'i beson policisë për seancën e Kuvendit, thirrje Ruçit: Trego orën, do të jemi aty

Më: 3 mars 2019 Në ora: 20:21
PD

Në datë 5 mars do të zhvillohet seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa Partia Demokratike përgatitet për protestën.

Kuvendi ka publikuar datën e mbajtjes së seancës, por jo orën, ndërsa policia e shtetit i referohet orës 10:00 për zhvillimin e Kuvendit, teksa i refuzoi lejen PD-së nisur kjo nga dhuna në protestën e 26 shkurtit duke i kërkuar që të gjejë një tjetër vend për tubim. Por duket se PD-ja nuk është e sigurt se seanca do të zhvillohet në 10:00 duke i kërkuar Gramoz Ruçit që ta zyrtarizojë orën.

"Edi Rama, lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare! Seanca plenare nuk është si PPP e tua, që i njoftohet vetëm klientit privat dhe publikut i mbahet i fshehtë. Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqesuesve të krimit! Shihemi më 5 Mars përpara Parlamentit" thotë Bardhi.

Uniformat blu do të jenë të angazhuara njëjtë si në protestën e 26 shkurtit ku mbi 1200 efektiv ishin të vendosur para parlamentit. Më 26 shkurt, protestuesit u pozicionuan në të dyja hyrjet e parlamentit duke penguar hyrje daljet nga salla, të deputetëve dhe ministrave që morën pjesë në seancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat