Shpenzimet e shfrenuara të Samitit të Diasporës: Një kokteil kushton 14 milionë lekë të vjetra

Shqipëria

Shpenzimet e shfrenuara të Samitit të Diasporës: Një kokteil kushton 14 milionë lekë të vjetra

Më: 4 mars 2019 Në ora: 09:40
Foto

Nga data 28 shkurt deri më 1 mars në Tiranë dhe Lezhë u organizua Samiti i Dytë i Diapsorës, zhvilluar nga ministria e linjës dhe drejtuar nga Pandeli Majko.

Përkundër batutave dhe notave patriotike, ra në sy kostoja e lartë e eventit, që ishte rreth 670 milionë lekë të vjetra.

Në pasqyrën financiare të siguruar nga Politiko.al konstatohet ndër të tjera se 177 milionë lekë të vjetra janë shpenzuar vetëm për skenografinë e eventit; 12 milionë lekë të vjetra për regjinë, 210 milionë lekë të vjetra për brandimin e rrugës nga bulevardi ‘Nënë Tereza’ deri te ‘Zogu i Zi’ dhe 14 milionë lëkë të vjetra për kokteilin te Pallati i Brigadave.

Samiti u kundërshtua nga disa media dhe personalitetet, që njëzëri e quajtën si fasadën e radhës të kryeministrit Edi Rama. “Shumë para për pak punë, shumë fjalë e pak vepra dhe rrezik politizimi dhe instrumentalizimi”, kostatonte Deutsche Welle.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat