Lefter Maliqi i PD kërkon mandatin e deputetit, dorëzon formularin në KQZ

Shqipëria

Lefter Maliqi i PD kërkon mandatin e deputetit, dorëzon formularin në KQZ

Më: 4 mars 2019 Në ora: 10:32
Kuvendi i Shqiperise

Lefter Maliqi dorëzon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit. Nga PD Zana Prela, Ligoraq Karamelo dhe Lefter Maliqi nga PD nuk kanë firmosur dorëheqjen nga mandatit.

Të pabindurit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim pritet që këtë të hënë të marrin mandatin e deputetit.

Të premten 4 kandidatë nga lista e LSI dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të nisur edhe procedurat për marrjen e mandatit.

Këto 4 deputetë të rinj do t’i bashkohen 2 deputetëve Myslim Murrizi i PD dhe Lefter Koka i LSI që nuk pranuan të dorëzojnë mandatin.

Në Qarkun e Tiranës Floida Kërpaçi do të zëvendësohet nga kandidati i listës së LSI, Ylli Shehu.

Mandati i Endrit Braimllarit do ti kalojë Edmond Rrushit, i cili ndodhet i dhjeti në radhë në listën e LSI.

Por numri i deputetëve që vjen nga kjo parti në Qarkun e Tiranës pritet të rritet, pasi edhe Ralf Gjoni nuk e ka mohuar marrjen e mandatit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ti japë Aurora Mares mandatin e lënë nga Përparim Spahiu në Qarkun e Dibrës.

Ndërsa në Elbasan mandatin e LSI të Edmond Haxhinastos do ta marrë kandidati që vjen pas tij Enver Roshi.

Partitë e vogla jo parlamentare po përfitojnë nga mungesa e opozitës për të krijuar opozitën e re.

Pas partisë së Gjelbër pritet të regjistrohen për zgjedhjet vendore të 30 qershorit edhe Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë si dhe Partia Kristian Demokrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat