Kryesia e PS-së diskuton për Kongresin e 23 marsit

Shqipëria

Kryesia e PS-së diskuton për Kongresin e 23 marsit

Më: 4 mars 2019 Në ora: 10:34
Selia e PS

Partia Socialiste mblodhi paraditen e sotme Kryesinë e kësaj partie.

Në fokus të diskutimeve ka qenë Kongresi që do të mbahet me 23 mars.

Në Kongresin e 23 të Partisë Socialiste do të vendosen edhe emrat për kryetarët e Bashkive për zgjedhjet lokale të qershorit.

Ndërkohë mësohet se në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste nuk është folur për orën e seancës plenare që pritet të mbahet nesër.

Paralelisht Partia Demokratike ka njoftuar  mbajtjen e një proteste, edhe pse policia e Tiranës i ka refuzuar kërkesën për tubim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat